“Omicron”, Rakacolli: Kush është vaksinuar nuk përfundon në spital

Shqipëria

“Omicron”, Rakacolli: Kush është vaksinuar nuk përfundon në spital

Më: 21 janar 2022 Në ora: 23:46
Mira Rakacolli

Zv.Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli, ka folur për situatën epidemiologjike në vend, ku ditët e fundit ka pasur një numër të lartë raste ditore nga Covid-19.

Në një intervistë për Ora News, Rakacolli është shprehur se varianti Omicron ka një infektueshmëri të lartë, ndërsa shtoi se në krahasim me vitin e kaluar situata është shumë më ndryshe.

Mira Rakacolli: Omicron ka një infektueshmëri jashtëzakonisht shumë të lartë, por ky trend shumë i lartë rritës, nuk është shoqëruar me të njëjtën trend të rritjes së shtrimeve në spitale.

Infeksioni është më i përhapur por është me simptoma me të pakta se ka qenë ajo paraardhëse. Po të bëjmë një krahasim me vitin e kaluar situata është shumë ndryshe.

Mira Rakacolli: Shumica e atyre që janë të shtruar në spitale, janë të pavaksinuar. Siç është i dukshëm shtimi i rasteve të reja ditore është e dukshme efekti që ka vaksina. Njerëzit që janë të vaksinuar nuk përfundojnë në spitale. Kjo është e rëndësishme. Edhe jetët e humbura kanë të bëjnë me persona të cilët nuk janë vaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat