Meta pret ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Shqipëria

Meta pret ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Më: 28 janar 2022 Në ora: 16:44
Foto nga takimi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Emirateve të Bashkuara Arabe në Republikën e Shqipërisë, rezident në Athinë Sulaiman Hamed Salem Almazroui, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. 

Presidenti Meta e uroi Ambasadorin për detyrën dhe e siguroi për mbështetjen e tij në përmbushjen me sukses të misionit diplomatik në Shqipëri. 

Kreu i Shtetit vlerësoi përvojën e gjatë diplomatike të Ambasadorit dhe shprehu besimin se angazhimi i tij do t’i kontribuojë zgjerimit dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes vendeve tona, sidomos në fushën ekonomike e tregtare dhe rritjen e investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shqipëri. 

Presidenti Meta shprehu sigurinë për vijimësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve në veçanërisht, në kuadër të Kombeve të Bashkuara ku Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të jetë së bashku, në vitet 2022-2023, anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat