Ministri i Brendshëm lajmëron: Ja kur nis kontrolli i Shqipërisë me satelitë dhe dronët super-inteligjentë

Shqipëria

Ministri i Brendshëm lajmëron: Ja kur nis kontrolli i Shqipërisë me satelitë dhe dronët super-inteligjentë

Më: 29 janar 2022 Në ora: 15:39
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e shpalli luftën antikanabis një prioritet absolut edhe përgjatë vitit 2022.

Gjatë një takimi me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe shefat e komisariateve në të gjithë vendin, ministri i Brendshëm bëri me dije gjithashtu se në ndihmë të Policisë së Shtetit do të vijë edhe teknologjia, më konkretisht shërbimi i satelitit dhe më tej dronët.

“Besoj që këtë vit të fillojmë me një risi në pjesën e kontrollit të territorit. Diku nga mesi i vitit do të kemi shërbimin satelitor që do të na prodhojë gati përditë foto të pjesëve të territorit të Shqipërisë, në ato zona që janë edhe më sensitive.

Mund të kemi një avantazh tjetër që do të na krijohet për shkak të kontrollit të përditshëm të territorit nga sateliti.

Me shpresë gjithashtu që nga fundi i vitit të fillojë edhe monitorimi me dronët super-inteligjentë. Por besoj se me satelitë do të fillojë më shpejt”, deklaroi ministri Çuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat