Pamje të rënda/ Momenti kur çifti tenton të grabisë argjendarinë në Shkodër, përleshet me shitëset

Shqipëria

Pamje të rënda/ Momenti kur çifti tenton të grabisë argjendarinë në Shkodër, përleshet me shitëset

Më: 30 janar 2022 Në ora: 21:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë në burg çiftin që tentuan të grabisin një argjendari në qytetin e Shkodrës.

Më 27 janar, çifti Arben dhe Anisa Hoxhaj kanë hyrë në dyqan të paarmatosur dhe i kanë hedhur pronarit spraj paralizues, duke tentuar ta neutralizonin e më pas kanë tentuar të vjedhin.

Pronari ka rezistuar duke u përleshur me ta dhe ka bllokuar dyert. Kalimtarët kanë njoftuar policinë të cilët kanë ardhur në moment duke bërë edhe arrestimin e të rinjve.

Njoftimi i policisë më 27 janar:

“Tentuan të vidhnin me dhunë, në një argjendari, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar. Më datë 27.01.2022, rreth orës 13:00, jemi njoftuar në sallën operative, se dy persona po tentonin të vidhnin në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, shtetasin A. H., 32 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A. H., 31 vjeçe, banues në Vlorë, të cilët janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina që kishin në përdorim këta dy shtetas dhe dy palë targa false. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat