Bardh Spahia fiton primaret e PD-së në Shkodër për 6 marsin: Do bëjmë ndryshimin e shumëpritur

Shqipëria

Bardh Spahia fiton primaret e PD-së në Shkodër për 6 marsin: Do bëjmë ndryshimin e shumëpritur

Më: 31 janar 2022 Në ora: 06:34
Bardh Spahia

Ka përfunduar edhe në Shkodër numërimi i votave të primareve për zgjedhjen e kandidatit për kreun e bashkisë Shkodër më 6 mars.

Kështu, Bardh Spahia ka fituar primaret në Shkodër, i cili ka marrë 1011 vota në total, kurse Astrit Bushati 202 në total.

Ndërkohë, në një prononcim Bardh Spahia iu ka bërë thirrje demokratëve dhe shkodranëve që t’i kthejnë fytyrën e vërtetë Shkodrës.

Bardhi: Iu bëj thirrje demokratëve dhe qytetarëve shkodranë që të më votojnë, për ndryshim të Shkodrës dhe të Shqipërisë. Do bëjmë ndryshimet e shumëpritura në Shkodër e në mbarë vendin. Të rinj dhe të moshuar të bashkohen me ne, për të ndryshuar realitetin e krijuar nga qeveria e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat