Rrëshqitja e gurëve në aksin Skuraj-Burrel, rruga që merr 19 mln euro për mirëmbajtjen rrezik për udhëtarët

Shqipëria

Rrëshqitja e gurëve në aksin Skuraj-Burrel, rruga që merr 19 mln euro për mirëmbajtjen rrezik për udhëtarët

Më: 31 janar 2022 Në ora: 13:09
Ilustrim

Mirëmbajtja e kësaj rruge i kushton buxhetit të shtetit 19 milionë e 205 mijë Euro për 5 vite, por gjendja e aksit dëshmon neglizhencën nga kompania mirëmbajtëse. Aksi Skuraj-Burrel është kthyer në rrezik serioz për udhëtarët. Problematika më e madhe është pranë Shkopetit nga rënia e gurëve.

Këto gurë kanë rënë nga mali përgjatë aksit rrugor Skuraj-Burrel.

Kjo situatë është e vazhdueshme sidomos gjatë stinës së dimrit duke u kthyer në rrezik serioz për përdoruesit e rrugës.

Problematika më madhe është në zonën e quajtur sektori C pranë Shkopetit.

Gjithashtu rruga ka pësuar shembje në disa vende dhe kalimi bëhet vetëm në njërin kah.

Drejtuesit e mjeteve thonë se lëvizja përgjatë këtij aksi është e rrezikshme.

"Rrëshqasin. Firma duhet të bëjë më shumë për këtë rrugë."

"E njoh rrugën, gjithmonë ec avash-avash."

"Duhet të ndërhyjnë menjëherë dhe këtë copë rrugë nuk duhet ta lënë copë-copë."

"E rrezikshme është, duhet mirëmbajtje. Ne taksat i paguajmë, të rregullt jemi. Është burim aksidenti me gurët që rrëshqasin."

Mirëmbajtja e kësaj rruge i kushton buxhetit të shtetit 19 milionë e 205 mijë Euro për 5 vite, por gjendja e aksit dëshmon neglizhencën nga kompania mirëmbajtëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat