Ishte në gjendje të dehur kur shkaktoi aksidentin, arrestohet 60-vjeçari në Korçë

Shqipëria

Ishte në gjendje të dehur kur shkaktoi aksidentin, arrestohet 60-vjeçari në Korçë

Më: 31 janar 2022 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar i identifikuar me inicialet B.P., është vënë në prangat e policisë së Korçës.

Ai akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Në lagjen nr. 13, Korçë, teksa ishte duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. R., duke i shkaktuar dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat