Zjarr në zonën mes Llogarasë dhe Dhërmiut, dyshohet i qëllimshëm

Shqipëria

Zjarr në zonën mes Llogarasë dhe Dhërmiut, dyshohet i qëllimshëm

Më: 31 janar 2022 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në zonën mes Llogarasë dhe Dhërmit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa flakët ndodhen shumë pranë antenave të celularëve.

Si pasojë e flakëve janë djegur shkurre dhe bimësi në zonën përreth.

Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë nga puna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat