Kryemadhi komenton Këshillimin Kombëtar të Ramës: Farsë për të mbuluar zullumet, duhet një ligj…

Shqipëria

Kryemadhi komenton Këshillimin Kombëtar të Ramës: Farsë për të mbuluar zullumet, duhet një ligj…

Më: 31 janar 2022 Në ora: 21:01
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar nismën e kryeministrit Rama të Këshillimit Kombëtar. Me anë të një postimi në Facebook, ajo thotë se kjo është një farse me qëllim për të mbuluar zullumet e qeverisë.

Sipas Kryemadhi e gjitha kjo propagandë që Rama i ka vënë emrin “Këshillim Kombëtar” do të ketë fatin dështues të dialogut për universitetin.

Kryemadhi thotë se është domosdoshmëri miratimi sa më parë i një ligji evropian për referendumet.

“Propaganda e Edi Ramës me emrin ‘Këshillim Kombëtar’ do të ketë të njëjtin fat dështues si dialogu farsë për universitetin. Shumë zhurmë për asgjë, sa për të mbuluar zullumet e qeverisë. Edi Ramës nuk i intereson opinioni i qytetarëve, sepse qeverisja e tij është vetëm në shërbim të interesave personale. Faktet flasin me qartë se sloganet!

Miratimi sa më parë i një ligji evropian për referendumet është domosdoshmëri për rikthimin e sovranitetin tek qytetarët. Vetëm shprehja e vullnetit përmes referendumit, i cili kthehet në një vendimmarrje detyruese për t’u zbatuar, është Këshillimi Kombëtar i vërtetë që meritojnë shqiptarët. Sapuni për djathë nuk mund të jetë më alternativë për shqiptarët”, shkruan kryetarja e LSI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat