Reshje dëbore në qarkun Kukës, ja si është situata: Rrugët nacionale të kalueshme

Shqipëria

Reshje dëbore në qarkun Kukës, ja si është situata: Rrugët nacionale të kalueshme

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

I gjithë territori i qarkut Kukës është përfshirë nga reshjet e borës.

Lartësia dëborës ka arritur 10 cm në Shishtavec, 15 cm në Valbonë dhe 10 cm në Qafë Prushi Has.

Aktualisht rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë  kohës për pastrimin e borës, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh Njësinë Administrative Arrën me rrugën nacionale.

Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun. Edhe furnizimi me ujë të pijshëm e energji elektrike është normal në të gjithë qarkun e Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat