Presidenti Meta propozon krijimin e dekoratës së re shtetërore “Mbretëresha Geraldinë!

Shqipëria

Presidenti Meta propozon krijimin e dekoratës së re shtetërore “Mbretëresha Geraldinë!

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 14:36
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka propozuar krijimin e një dekorate shtetërore të quajtur “Mbretëresha Geraldinë”.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se ky propozim vjen në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe hungarisë dhe 20-vjetorit të kthimit në Atdhe të Familjes Mbretërore shqiptare.

Për këtë, Kreu i Shtetit ka kërkuar bashkëpunimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës.

Postimi i Presidentit Ilir Meta:

Në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë dhe 20-vjetorit të rikthimit në Atdhe të Familjes Mbretërore shqiptare kam vendosur t’i kërkoj bashkëpunimin  Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Znj. Lindita Nikolla për krijimin e dekoratës së lartë shtetërore “Mbretëresha Geraldinë”.

Kjo dekoratë, në vlerësim, në respekt dhe në nderim të përkushtimit, angazhimit dhe dashurisë së Mbretëreshës Geraldinë për Shqipërinë, vendin që ajo nuk e harroi kurrë, do t’u jepet grave dhe vajzave të cilat jo vetëm e duan Atdheun me mendje e me zemër, por e shpalosin këtë dashuri në promovimin e Shqipërisë dhe vlerat tona historike, kulturore, përkatësinë e fortë europiane dhe trashëgiminë tonë të çmuar.

Kjo dekoratë e lartë do të vlerësojë njëkohësisht, për merita të jashtëzakonshme, për shërbime të shquara dhe sakrifica të mëdha, për përkushtim, angazhim dhe kontribute të vyera në ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi rolin e pazëvendësueshëm të gruas në familje e në shoqëri e institucione dhe fuqizimin e  kontributit të saj thelbësor në procesin e europianizimit të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat