Rama publikon të dhënat e Këshillimit Kombëtar: Deri tani janë përfshirë mbi 81 mijë qytetarë

Shqipëria

Rama publikon të dhënat e Këshillimit Kombëtar: Deri tani janë përfshirë mbi 81 mijë qytetarë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 17:27
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se deri tani mbi 81 mijë qytetarë janë përfshirë në procesin e Këshillimit Kombëtar.

Në Facebook, kreu i qeverisë thotë se 64,037 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës Online dhe mbi 17,258 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.

Postimi i plotë i Ramës

SUPER

🇦🇱➕81,295 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar – 64,037 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës https://keshillimikombetar.al dhe mbi 17,258 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar💌

Faleminderit të gjithëve me garancinë se opinioni i tyre do të dëgjohet me respekt🙏

#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë🇦🇱

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat