Kryemadhi: Basha ndoshta e bojkoton 6 marsin, çfarë na bëri në 25 prill

Shqipëria

Kryemadhi: Basha ndoshta e bojkoton 6 marsin, çfarë na bëri në 25 prill

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 17:33
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë, duke u shprehur se Lulzim Basha mund ti bojkotojë zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Kryemadhi thotë se nuk është çudi bojkoti i Bashës, pasi një gjë të tillë e ka bërë gjithmonë.

Ajo akuzon Bashën se në 25 prill shiti mandatet e LSI te PS-ja.

“Patjetër një aleat armik, mjafton të shikoni proceverbalet e grupeve të numërimit të Partisë Demokratike në 25 prill. I hiqet mandate Elona Gurit i jepet Edi Ramës. I hiqet mandate Ardit Çelës i jepet Blendi Klosit, i hiqet mandati Endrit Braimllarit i jepet Niko Peleshit. Mjafton kjo për të kuptuar sesi mandatet i hiqen LSI-së dhe i shiten Partisë Socialiste. LSI nuk ka ndërmend të luftojë për të shkuarën por të mësojë nga e shkuara. Të nxjerrë kandidatët një hëre se nuk ka nxjerrë kandidatët. Afatet e fundit këto ditë janë. 6 shkurti është afati i fundit. Të mendosh që ka 10 vjet për primare dhe ende nuk ka hedhur emrat. Apo po bën sondazhe një listë apo dy lista. Është traditë e përhershme, është traditë që i mban gjërat në momentin e fundit. Unë shpresoj që të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit po mos u çudisni kur të thotë që nuk bëhem pjesë e ‘Trekëndëshit të Bermudës’ dhe nuk marr pjesë në zgjedhjet e 6 marsit, sepse kam përshtypjen që rezultatet do të jenë komplet ndryshe“, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat