Gjiknuri: Dosjen e Dibrës e përdorën për të bojkotuar zgjedhjet

Shqipëria

Gjiknuri: Dosjen e Dibrës e përdorën për të bojkotuar zgjedhjet

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 22:51
Damian Gjiknuri

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri thotë se dosja e Dibrës, në të cilën ai ka dalë në përgjime u përdor nga Partia Demokratike për të bojkotuar zgjedhjet e vitit 2019.

Gjiknuri tha se nga përgjimet janë nxjerrë vetëm pjesët që u kanë interesuar.

 “Ato dosje u përdorën për të bërë pis. Dosjen e Dibrës e përdorën vetëm për të bërë bojkotin e zgjedhjeve në 2019. Për aq e deshëm, pastaj u harrua”, thotë ai.

Lidhur me këtë çështje, analisti Lorenc Vangjeli thotë: “Hetimi mbi mënyrën si janë hetuar këto dy dosje sot është edhe më i rëndësishëm se thelbi i atyre dosjeve.”

Sakaq, duke iu referuar situatës brenda Partisë Demokratike, ku prej muajsh ka një betejë të ashpër mes Berishës dhe Bashës, Gjiknuri thotë se ky i fundit ka shansin për të bërë diferencën.

“Basha ka një mundësi të bëjë diferencën. Po bëj analizë politike. Zgjidhja më e mirë për opozitën do të ishte një i tretë. Basha bëri gabime strategjike dhe e ka konsumuar veten, këtu brenda kanë mundësi të bëjë diferencën. Basha mund të ketë shansin që e deklaron veten si perëndimor që të mund të mbështesë disa iniciativa siç është zgjatja e vettingut”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat