Sejko: Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe naftës do të stabilizohen në 2022

Shqipëria

Sejko: Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe naftës do të stabilizohen në 2022

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 23:43
Guvernatori Gent Sejko

Ekonomia shqiptare po përballet me shtrenjtim të theksuar të çmimeve gjatë muajve të fundit. Kjo ka bërë që inflacioni të kërcej mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë duke kapur nivelin e 3.7%.

Guvernatori Gent Sejko deklaroi se në rritjen e inflacionit ka dhënë ndikim direkt rritja e çmimit të produkteve të shportës ushqimore por edhe naftës.

Ndërkohë që parashikohet që çmimet  të stabilizohen brenda këtij viti ndërsa inflacioni të kthehet në objektiv gjatë 2023

Por pavarësisht këtyre zhvillimeve Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për mbështetjen e ekonomisë dhe kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2023.

Këshilli Mbikëqyrës vendosi të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat