Reshjet e dendura të dëborës, ja si paraqitet situata në Librazhd

Shqipëria

Reshjet e dendura të dëborës, ja si paraqitet situata në Librazhd

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 11:08
Bora në Librazhdë

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në Librazhd.

Pas hapjes së rrugëve gjatë ditës së djeshme sërish ka pasur një bllokim për shkak të erë së fortë duke zhvendosur dëborën dhe duke bllokuar akset rrugore në Librazhd.

Nga fshati Llëngë e Fushë Studen, Stebleve, Borovë, Sebishtë dhe deri te Ura e Cerrenecit rruga është e pakalueshme për furgonat dhe automjetet e vogla.

Edhe në Gramsh po është është bllokuar rruga në Grabovë të Sipërme.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -7°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 03°C në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 12°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat