Ilir Meta thotë se është i gatshëm t’u përgjigjet publikisht pyetjeve të Kushtetueses

Shqipëria

Ilir Meta thotë se është i gatshëm t’u përgjigjet publikisht pyetjeve të Kushtetueses

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 15:14
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur se është i gatshëm t’u përgjigjet publikisht pyetjeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Meta me anë të një reagimi në Facebook, ka pranuar se është njohur me pyetjet e Kushtetueses.

“Falënderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues”, ka reaguar Meta.

Ai ka sqaruar se brenda 48 orëve do të lexoj personalisht 72 përgjigje për të gjithë qytetarët.

“Pasi u njoha me 72 pyetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit”, ka shtuar Presidenti.

Gjykata Kushtetuese vendosi sot të shtyjë për të tretën herë seancën për shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit të Shqipërisë rreth shkarkimit të tij.

Seanca e radhës u vendos për datën 7 shkurt pasi përfaqësuesit ligjor të Metës paraqiten argumentet e tyre kundër shkarkimit të tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat