PD miraton sot kandidatët, zbulohet mesazhi i Bardhit për Kryesinë

Shqipëria

PD miraton sot kandidatët, zbulohet mesazhi i Bardhit për Kryesinë

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 16:01
Gazmend Bardhi

Partia Demokratike mbledh sot Kryesinë e saj ku pritet të miratohen emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshmë vendore të 6 marsit.

“Sot, datë 3 Shkurt, ora 19:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite “Miratimi i kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesëshme vendore të 6 Marsit”.” është drejtuar demokratëve nga sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Strukturat drejtuese të PD në Shkodër kanë propozuar Xhemal Bushatin kandidat për kryetar bashkie. Në Rrogozhinë është propozuar si kandidat më 6 mars, Ferdinand Saraçi, ndërsa në Durrës Luan Hoti.

PD pritet t’i besoj Indrit Sefës bashkinë e Lushnjes, ndërsa për Vorën është propozuar Ymer Marku.

Për bashkinë e Dibrës, strukturat e PD kanë propozuar si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit Luan Hakën.

Kandidatët e propozuar nga baza do i nënshtrohen shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat