Patozi: Berisha s’mund të jetë krenar për koalicionin me LSI

Shqipëria

Patozi: Berisha s’mund të jetë krenar për koalicionin me LSI

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 12:21
Astrit Patozi

Komisioni Qendror Zgjedhor do të vendos sot për koalicionin Berisha –Kryemadhi.

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, në një intervistë, ka komentuar lidhjen e këtij koalicioni.

Patozi është shprehur se nuk beson tek ky koalicion.

Sipas Patozit, Berisha s’mund të jetë krenar për koalicionin me LSI-në.

“Nuk besoj tek koalicioni Berisha –Meta.  Berisha s’mund të jetë krenar për koalicionin me LSI. Ky koalicion nuk frymëzon as kandidatët e Foltores. Por, urrejtja për Bashën bashkoi Metën dhe Berishën”, është shprehur Patozi.

Sipas tij, Basha mori kandidatët që tepruan nga Foltorja

“PD e vulës mori kandidatët që tepruan nga Foltorja”, ka thënë ndër të tjera Patozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat