Një trëndafil për çdo pacient, policia u jep kurajo personave me sëmundje tumorale

Shqipëria

Një trëndafil për çdo pacient, policia u jep kurajo personave me sëmundje tumorale

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 16:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Një trëndafil për çdo pacient. Policia Rrugore ka vendosur në këtë formë të mbështesë dhe tu japë kurajo personave të prekur nga sëmundjet tumorale.

Në ditën botërore kundër kancerit, punonjës të policisë rrugore kanë vendosur tu japin mbështetje të veçantë personave që vuajnë nga sëmundjet tumoriale.

Me nga një trëndafil në dorë iu drejtuan spitalit onkologjik për ti surprizuar të shtuarit në këtë pavion.

Efekti është i dukshëm te pacientët që janë në betejën për jetën

“I falenderoj të gjithë policinë. Faleminderit policisë rrugore që menduan për ne.”

Një trëndafil, ishte dhe simbolika për të vlerësuar punën e mjekëve.

“Ju falenderojmë ju të policisë rrugore që erdhët sot në këtë ditë të veçantë për të sëmurët. Pacientët janë të kënaqur për këtë veprim që bëri policia rrugore."

Sëmundjet tumorale mbeten shkaku i dytë më i shpeshtë i fataliteteve pas atyre nga ishemike të zemrës dhe diabetit. Cdo vit në Shqipëri shfaqen rreth 6000 raste të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat