Celibashi takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, në fokus mbarëvajtja e procesit zgjedhor

Shqipëria

Celibashi takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, në fokus mbarëvajtja e procesit zgjedhor

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 16:50
Foto nga takimi

Komisionieri Qëndror i Zgjedhje ka zhvilluar këtë të premte një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanon.

Në fokus të takimit ka qenë mbarëvajtja e procesit zgjedhor të 6 Marsit, në 6 bashkitë e vendit, Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë.

Takimi është bërë i ditur nga kreu i KQZ-së, i cili përmes një postimi në facebook thekson se diskutoi me Drejtorin e Policisë mbi masat që duhen ndërmarrë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Gledis Nano dhe Zv.Drejtorin e Përgjithshëm z. Albert Dervishi, diskutuam mbi masat që duhen ndërmarrë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në 6 bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnje që mbahen në datën #6Mars2022.

Gjatë muajit Shkurt Policia E Shtetit së bashku me KQZ Shqiperi do të trajnojnë strukturat e policisë qendrore dhe vendore lidhur me detyrat e Policisë në shërbim të mirëadministrimit të qetë dhe të rregullt të këtyre zgjedhjeve. Vlerësim për profesionalizmin dhe seriozitetin e policisë së shtetit në këtë angazhim”, shkruan Celibashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat