Dënimi i Tahirit, Alibeaj: Beteja jonë provoi se Rama dhe qeveria e tij janë të korruptuar

Shqipëria

Dënimi i Tahirit, Alibeaj: Beteja jonë provoi se Rama dhe qeveria e tij janë të korruptuar

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 19:01
Enkelejd Alibeaj

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për dënimin e ish-ministrit Tahiri.

Në një reagim në rrjetet sociale, Alibeaj tha se koha i dha të drejtë PD, duke shtuar se “kjo provoi që Rama dhe qeveria e tij janë të korruptuar”.

REAGIMI I ALIBEAJT

Për vite me radhë Edi Rama mohoi kanabizimin e Shqipërisë, mohoi lidhjet e tij dhe të deputetëve të tij me krimin, mbrojti “ministrin kampion” që e shndërroi policinë në rojtare të parcelave të hashashit, ndërsa vendit i kushtoi damkën si “Kolumbia së Europës” dhe ngecjen në vendnumëro në procesin e integrimit. Koha i dha të drejtë Partisë Demokratike, beteja jonë pakompromis në shërbim të interesit publik provoi se Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat