​Dënimi i Tahirit, Rama: E kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi

Shqipëria

​Dënimi i Tahirit, Rama: E kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 12:50
Edi Rama dhe Saimir Tahiri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka pranuar që ta komentojë vendimin për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri një ditë më parë nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Rama i pyetur nga gazetarët u shpreh se e ka ditur mirë se çfarë ka barë kur ka udhëhequr reformën në drejtësi.

“Nuk komentoj vendimet e gjykatave. E kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi. Sot jemi këtu për çështje krejt tjetër dhe vlerë shumë të madhe. Patjetër që për çështje të tjera, do të kemi plot kohë dhe mundësi të tjera të flasim”, tha Rama.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të premten dha vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata la në fuqi vendimin e shkallës parë, me ndryshimin që Tahiri do të vuajë në burg dënimin me 5 vite heqje lirie.

Për shkak të uljes së dënimi, Tahiri do të kalojë në burg 3 vite e 4 muaj. Ish-ministri në bazë të procedurës, vuajtjen e dënimit duhet ta nisë menjëherë në një burg të sigurisë së zakonshme, i cili do të jetë burgu “313” në Tiranë.

Ish-ministrit Tahirit i lejohet të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, 45 ditë nga dhënia e këtij vendimi.

Sipas gjykatës, Tahiri me veprimet dhe mos veprimet e tij ka ndikuar në përhapjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit. Ai akuzohej për veprën penale “Shpërdorim të Detyrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat