“Afera 430 milionë euro”- Presidenti Meta: Aty kuptoni se çfarë grupi i strukturuar kriminal e qeverisë këtë vend

Shqipëria

“Afera 430 milionë euro”- Presidenti Meta: Aty kuptoni se çfarë grupi i strukturuar kriminal e qeverisë këtë vend

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 13:19
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale për reformën në drejtësi, për të cilën thotë se është e kapur dhe korrupsionin nuk ka kush ta luftojë.

“Nëse kapet Reforma në Drejtësi, siç është kapur, kush do ta luftojë korrupsionin? Si do të luftohet korrupsioni?”, ngre pyetjen Meta.

Për ta ilustruar me shembull, kreu i shtetit thotë se mjafton “të shikoni vetëm aferën e inceneratorëve, 430 milion euro të paguara nga taksapaguesit shqiptarë dhe do të kuptoni se çfarë grupi i strukturuar kriminal e qeverisë këtë vend”.

“Natyrisht hetimet nuk mund të ecin dhe të shkojnë atje ku është burimi i problemit, në selinë e Këshillit të Ministrave”, thekson Presidenti Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat