Gazetarja përshkruan orët e ankthit dhe tensionit të Saimir Tahirit, çfarë komunikoi me mediat kur e kuptoi se…

Shqipëria

Gazetarja përshkruan orët e ankthit dhe tensionit të Saimir Tahirit, çfarë komunikoi me mediat kur e kuptoi se…

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 14:25
Saimir Tahiri

Orët e pritjes për vendimin e gjykatës që do ta dënonte me 3.4 vite burg ish ministrin e Brendshëm, për Saimir Tahirin kanë qenë më të gjata se asnjëherë më parë të premten e 4 shkurtit.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një përshkrim të detajuar të ditës kur Apeli i GJKKO hyri në histori me vendimin për dënimin e ish ministrit të dytë shqiptar.

Lala ka thënë ndër të tjera se dy orët e para të pritjes për një vendim kanë qenë të qeta për Tahirin, por ankthi u shtua pas orës 14:00.

Pas shpalljes së vendimit, gazetarja tregoi detajin interesant që ishte Tahiri ai që do i jepte kurajo avokatit të tij Maks Haxhia, që ka mbetur i tronditur kur mësoi dënimin e klientit të tij.

Ja përshkrimi i gazetares për News24:

Ka qenë një ditë e gjatë dhe e tensionuar. Apeli i GJKKO kishte shpallur orën 13:00 për të vënë vendimin.

Në 12:30 mbërriti Tahiri me Maks Haxhia jashtë e prisnin njerëz shumë afër tij, famijarë dhe disa miq të tij që kanë qëndruar gjatë gjithë kohës.

Në sallë u futëm në orën 12:50 minuta. Në pritje 2 orë, në këtë kohë nuk ka pasur asnjë shkëmbim komunikimi me gazetarë, Tahiri komunikonte me zë shumë të ulët me avokatin.

Ishte i tensionuar, kuptohej që kishte ankth dhe po e vuante.
Në orën 14:10 minuta, një nga përfaqësuesit e gjykatës na është lutur të linim ambientet se do kishte edhe shumë kohë pritje se trupa gjykuese po debatonte mbi prova e fakte e s’kishte arritur të merrte vendim.

Gjatë kësaj kohe Tahiri pinte cigare, ka mbajtur distancë nga media e më shumë komunikonte me një nga të afërmtit që disa herë i sollën ujë.

Kur shkuan katër orë pritje nisi të shprehte shqetësim, komunikonte me avokatin, shkeputej dhe në atë moment Tahiri disa gazetarë i pyeti si e shpjegoni ju këtë.

Aty situata nisi të kishte atë tensionin e fortë që vjen automatikisht.
Më pas u lejuam që seanca të ishte publike dhe të hynim.

Trupa gjykuese pyeti nëse isshin të pandehurit të gatshëm që kjo seancë të ishte Live dhe Tahiri tha nuk ka asnjë problem.

Në castin e parë Saimir Tahiri pati tronditje por e mori shumë shpejt veten dhe kur u kthye nga kamera, shtrëngonte duart i prerë në fytyrë kur dëgjoi vendimin, e mblodhi vetën e u kthye nga media, në kontaktin me avokatin ishte Tahiri që i jepte kruajo se avokti ishte tmerrësisht i tronditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat