Dy skenarët e vuajtjes së dënimit për Saimir Tahirin, ja kush e “ka në dorë” tani ish-ministrin

Shqipëria

Dy skenarët e vuajtjes së dënimit për Saimir Tahirin, ja kush e “ka në dorë” tani ish-ministrin

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 14:44
Saimir Tahiri

Një nga pyetjet që ka ngritur opinioni publik pas dënimit të ish ministrit Saimir Tahiri është edhe nëse do t’i ezaurojë të gjitha ditët e dënimit në qeli apo jo.

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar se fatin e Tahirit tani e ka në dorë Gjykata e Lartë.

Por dhe këtu ka dy skenarë që mund të realizohen.

“Unë mendoj që Gjykata e Lartë do dojë kohën saj të shqyrtojë rekursin për shkak të fluksit të madh që ka sepse janë 37 mijë dosje, e mund të ndodhë që Saimir Tahiri ta përfundojë masën e dënimit të tij para se Gjykata e Lartë ta nxjerrë për shqyrtim çështjen.

Por mund të ndodhë të ketë vendim krejt ndryshe nga Apeli i GJKKO e padiskutim pas 7-8 muajsh mund të jemi bashkë prapë në studio për të diskutuar prapë.

A është vetëm Saimir Tahiri në këtë dosje? Padiskutim që jo, a është i gatshëm të flasë? Këtë duhet të vendosë ai por sot ka shansin të tregojë nëse s’ishte ai i vetmi person përgjegjës.

Personalisht mendoj që gjykata duhet të mbante qëndrim krejt tjetër. Nëse është provuar lidhja me Habilajt nuk mund të ishte kjo masë dënimi”, tha gazetarja Klodiana Lala duke folur në News24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat