Kryemadhi flet për djegien e mandateve

Shqipëria

Kryemadhi flet për djegien e mandateve

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 15:14
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gjimnazistë të kryeqytetit, ku në fjalën e saj ka përmendur dhe djegien e mandateve

Kryemadhi tha se i kërkohet shpesh që mos e përmendë sepse është kuptuar që ishte gabim, teksa shtoi se për shkak se të rinjtë e LSI u larguan nga Parlamenti, problemet e maturës shtetërore të mos ngriheshin. Ndër të tjera, Kryemadhi deklaroi se është e gatshme ti japë për maturën shtetërore 4 votat “modeste” që ka LSI në Kuvend.

“Mua më thonë shpesh mos fol më për djegien e mandateve se e kemi kuptuar gabimin, por unë mendoj që largimi nga parlamenti i të rinjve të LSI bëri që problemet e maturës të mos ngriheshin për 2 vjet e të shikonim teatër primitiv dhe sot problemet e maturës jemi jashtë këndvështrimit të diskutimit në parlament, per shkak te numrit te paktë të mandateve apo dhe për kapjen e jetës politike.

Më keni në gatishmëri sa i përket për të disktuar negociuar e propagandaur në media cështjen e maturës sheteterore. Ato 4 vota modeste qe kemi ne Parlament jemi gati ti japim që matura shtetërore të mos jetë më iniciativë politke por pakt kombëtar, dhe pse disa sot janë në pushtet nesër mund të mos jenë” tha Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat