U largua nga vendi i aksidentit, i riu tenton ti shpëtojë policisë me 5 mijë lekë por arrestohet

Shqipëria

U largua nga vendi i aksidentit, i riu tenton ti shpëtojë policisë me 5 mijë lekë por arrestohet

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim për largim nga vendi i aksidentit është arrestuar nga policia e Elbasanit.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin M. M, banues në  fshatin Karbunar Lushnje, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike", pasi në momentin e ndalimit  për kontroll nga sherbimet Operacionale pranë DVP Elbasan, i ka dhenë punonjësit të policisë një kartmonedhë 5.000 lekë, e cila sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera  rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati Policisë Lushnje, për veprat penale "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat