Henze: Non grata e Berishës politike, nuk ka baza ligjore, është i mirëpritur të vijë në Evropë

Shqipëria

Henze: Non grata e Berishës politike, nuk ka baza ligjore, është i mirëpritur të vijë në Evropë

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 16:44
Martin Henze

Në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, me gazetarin Sebastian Zonja këshilltari ekonomik i CDU-së, Martin Henze u shpreh se mohimi i të drejtës për të udhëtuar në SHBA duhet të ketë një bazë ligjore.

Ai tha se nuk ka informacione që Berisha është dënuar, prandaj ka të drejtë që ta konfirmojë këtë gjë nga ana ligjore në Paris.

Po ashtu Henze theksoi se në Berlin janë të surprizuar që Basha përdor termin anti-amerikanizëm për demokratët dhe duke e përjashtuar Berishën.

Henze: Mohimi i të drejtës për të udhëtuar në SHBA duhet të ketë një bazë ligjore. Ne nuk kemi informacion që Berisha është dënuar, prandaj ka të drejtë që ta konfirmojë këtë gjë nga ana ligjore në Paris. Është e paqartë se cilat janë dokumentet për të cilat akuzohet dhe për më tepër është shpallur edhe zonja e tij. Ky është një veprim që në Evropë e njohim si të 500-600 viteve më parë kur dënoheshin familjet e tëra. Sipas ligjeve këto dënime i drejtohen vetëm një personi. Është vendim i çuditshëm.

Po ashtu jemi të surprizuar që Basha përdor termin anti-amerikanizëm për demokratët dhe duke e përjashtuar Berishën. Është diçka që bie në sy fakti që ne në Evropë nga Basha dhe sekretari i tij na janë dërguar materiale në 11 janar 2022. Aty thuhet edhe për persona që janë të miqësuar me Berishën dhe që mund të dalin non grata. Ky është një zhvillim negativ dhe që prek pamjen e Shqipërisë në botë. Kam kontakte me anëtarë të tjetër të përjashtuar nga PD. Ne një vendim të tillë nuk e kuptojmë në mënyrë logjike.

Henze shtoi se në BE nuk ka një vendim për ta nxjerrë Berishën non grata dhe se Berisha është i mirëpritur të vijë në Evropë.

Henze: Në Evropë nuk ka një vendim për ta nxjerrë Berishën non grata. Berisha është i mirëpritur në Evropë. Shqipëria është pjesë e Evropës, nuk është shtet i SHBA-ve. Ka ndodhur këto vitet e fundit që qeveritë në Uashington që kanë dhënë persona non grata për persona si Orban dhe më pas me ndërrimin e qeverisë është kthyer pas. Kjo do të thotë se vendimi non grata i një administrate është një vendim politik, jo një vendim i popullit amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat