“Të zgjatet mandati i organeve të Vettingut”, ambasadori gjerman: Opozita dhe mazhoranca përgjegjësi të përbashkët

Shqipëria

“Të zgjatet mandati i organeve të Vettingut”, ambasadori gjerman: Opozita dhe mazhoranca përgjegjësi të përbashkët

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 14:10
Peter Zingraf

Ambasadori i Gjermanisë në Tirannë, Peter Zingraf është pro zgjatjes së mandateve të organeve të vettingut.

Ai i bën thirrje opozitës dhe mazhorancës që të zgjasin mandatin e organeve të Vettingut, teksa shprehet se ato kanë përgjegjësinë e përbashkët për të rritur sundimin e ligjit.

Zingraf: Procesi i reformave në sektorin e drejtësisë është vendimtar për aspiratat e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Verifikimi i gjykatësve dhe prokurorëve është një element kyç në këtë kontekst. Ndaj për vendin është shumë e rëndësishme  që mandati i institucioneve të pavarura dhe përgjegjëse të vetingut, i cili përfundon në qershor, të zgjatet, në mënyrë që procesi i verifikimit të përmbyllet sa më shpejt. Qeveria dhe opozita kanë përgjegjësinë e përbashkët për të rritur sundimin e ligjit duke u mundësuar kështu qytetareve dhe qytetarëve shqiptarë të ecin më tej në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat