Ndryshimi i Kushtetutës/ Basha mbledh grupin parlamentar pak minuta para seancës

Shqipëria

Ndryshimi i Kushtetutës/ Basha mbledh grupin parlamentar pak minuta para seancës

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 09:52
Lulzim Basha

Partia Demokratike e kryesuar nga Lulzim Basha mbledh mëngjesin e sotëm Grupin Parlamentar.

Në fokus të kësaj mbledhjeje do të jetë pikërisht tema kryesore e seancës së sotme plenare për votimin e zgjatjes së afateve të Vettingut.

Deputetët e PD-së nuk kanë dashur që të shprehen publikisht rreth faktit nëse do të votojnë pro apo kundër këtyre ndryshimeve.

Kujtojmë se ka qenë Partia Socialiste, e cila ka kërkuar të zgjaten afatet e Vettingut, nismë kjo e mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, që nga ana e tyre, kërkojnë rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat