Nis votimi për zgjatjen e afateve të vetingut në Kuvend

Shqipëria

Nis votimi për zgjatjen e afateve të vetingut në Kuvend

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 16:24
Votimi për zgjatjen e afateve të vetingut në Kuvend

Pas votimit në parim, deputetët në Kuvend po votojnë për propozimin e mazhorancës për ndryshimet kushtetuese, për zgjatjen e afateve të vetingut. Votimi po kryhet me votë të fshehtë.

Ndërkohë që kjo nismë e Ramës po mbështetet edhe nga Lulzim Basha, i cili mëngjesin e sotëm pranoi që po vijon bashkëqeverisjen në parlament me PS.

Mëngjesin e sotëm, Basha ka vijuar “teatrin” e tij, duke thënë se para seancës së Kuvendit ka mbledhur grupin parlamentar, dhe kane vendosur për të votuar zgjatjen e afateve të organeve të Vetingut.

Për më tepër, ai justifikohet duke thënë se ka qenë në negociata me zyrtarë të lartë të prezencës së BE dhe SHBA në Tiranë, për të votuar pro zgjatjes së “Vetingut, ndërkohë që siç mësohet, gjithçka ka qënë e paravendosur nga Basha, si një vijimësi e bashkëqeverisjes me Ramën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat