Shuhet në moshën 87-vjeçare Kadrie Kadare, motra e Ismail Kadaresë

Shqipëria

Shuhet në moshën 87-vjeçare Kadrie Kadare, motra e Ismail Kadaresë

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 21:11
Kadrie Kadare

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare Kadrie Kadare, motra e shkrimtarit të madh.

Ajo u shua të mërkurën dhe u përcoll për në banesën e fundit të enjten në Tiranë.

Në ceremoninë e varrimit ishte i pranishëm edhe shkrimtari dhe miq e të afërm të familjes.
Kadrie Kadare ka qenë redaktore letrare në disa media.

E njohur në qarqet letrare si Kakuja, vitet e fundit ajo punoi edhe në shtëpinë botuese “Onufri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat