“Kjo është shumë e rëndë”, avokati tregon se çfarë i është komunikuar Bashës në lidhje me hetimet e belgëve

Shqipëria

“Kjo është shumë e rëndë”, avokati tregon se çfarë i është komunikuar Bashës në lidhje me hetimet e belgëve

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 00:55
Lulzim Basha

Avokati Genc Gjokutaj ka zbuluar një detaj të rëndësishëm në lidhje me hetimet e belgëve për çështjen e Toyota Yaris në drejtim të Lulzim Bashës.

Sipas avokatit, ‘sot Lulzim Bashës i është komunikuar zyrtarisht e drejta e tij që herës tjetër të marri avokat sepse ata kanë punë me të’.

“Sot Lulzim Bashës i është komunikuar zyrtarisht e drejta e tij që herës tjetër të marri avokat sepse ata kanë punë me të dhe kjo është shumë e rëndë sepse në kohën që ka ndodhur kjo ky person ishte kryetar i opozitës dhe priste të merrte çelësat e pushtetit.

Ky person kur arrin para autoritete belge të bëjë një gjë të tillë llogarit se ç’mund të bëjë ky në zyrën e kryeministrit”, tha ai i ftuar në një studio televizive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat