Priten zhvillime të forta, Hoxha tregon se do të ketë një vizitë tjetër të autoriteteve belge

Shqipëria

Priten zhvillime të forta, Hoxha tregon se do të ketë një vizitë tjetër të autoriteteve belge

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 00:56
Artan Hoxha

Kjo do të jetë vizita e fundit e autoriteteve belge në vendin tonë apo do të ketë edhe një tjetër? Gazetari Artan Hoxha tha se do të ketë një tjetër vizitë por ai e lidhi me vrasjet e shqiptarëve së fundmi në Belgjikë.

“Ka ditë që kanë ardhur belgët. Në dijeninë time shumë shpejt do jenë disa prokurorrë të tjetër që po merren me vrasjen e Arjan Muçës. Atje janë vrarë 2 personazhë shumë të famshëm të botës së krimit. Unë do ta shoh më shpesh ardhjen ne prokurorëve belgë në Shqipëri. Kjo është çështje që vijon prej 3 vitesh dhe kanë afat deri në 5 vjet për ta hetuar këtë çështje”, tha Hoxha.

“Pala e Berishës e akuzonte Bashës se iu shmang thirrjes së prokurorëve belgë që në 18 dhjetor. U përpoqën të krijojnë bindjen se Basha nga kjo thirje ishte në vështirësi. A ishte në vështirësi sot Basha? A është ky hetim që e vë në vështirësi Bashën?”, ishte kjo pyetje e analistit Mentor Nazarko.

“Një nga batutat e Berishës është se mendimi evolon. Unë merrem me kronologjinë, në 2018 Berisha kishte mendim tjetër, në 2021 mendimi kishte evoluar, pra mendonte se Basha ishte pjesë e organizatës kriminale”, tha Artan Hoxha për Abc News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat