Shfaqi shqetësime gjatë natës, ndërron jetë në spital një i paraburgosur në Drenovë

Shqipëria

Shfaqi shqetësime gjatë natës, ndërron jetë në spital një i paraburgosur në Drenovë

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Një shtetas  që ndodhej në paraburgimin e IEVP  Drenovë ka ndërruar jetë në spital.

Burime për Ora News bëjnë me dije se gjatë orëve të natës, Ymer Bejkolli ka shfaqur shqetësime dhe pas disa orësh në spital ka ndërruar jetë.

Ai ishte arrestuar për vjedhjen e disa objekteve të kultit si Kishë e xhami në Korçë.

Trupi do t'i nënshtrohet ekspertizës, raporton Ora News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat