“Fati i lojërave”, arrestohet i riu në Vlorë, procedohen dy të tjerë

Shqipëria

“Fati i lojërave”, arrestohet i riu në Vlorë, procedohen dy të tjerë

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 14:38
Ilustrim

Policia e Vlorës ka goditur dy raste të tjerave të zhvillimit të paligjshëm të lojërave të fatit, ndërsa në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga një person dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë.

U arrestua në flagrancë shtetasi O. H., 30 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. Ll., 38 vjeç, (pronar i lokalit).

Në ambientet e lokalit të shtetasit Xh. Ll, u gjetën e sekuestruan 7 njësi kompjuterike, 2 USB, 1 printer dhe 1 aparat celular, të cilat shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit.

Si dhe u procedua penalisht shtetasi J. D.,55 vjeç, pasi u konstatua duke luajtur lojëra fati, në një nga kompjuterat.

Gjithashtu në vijim të kontrolleve u procedua penalisht shtetasit G. Ç., 32 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali, në lagjen “Partizani” Vlorë, i është gjetur dhe sekuestruar një aparat telefoni celular, që e përdorte për lojëra fati të paligjshme (baste sportive).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat