18 vjeçarja largohet nga banesa, nëna kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e saj

Shqipëria

18 vjeçarja largohet nga banesa, nëna kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e saj

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Një 18 vjeçare është larguar nga banesa dy ditë më parë dhe të afërmit nuk kanë asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e saj.

Policia bën me dije se nëna e saj shtetasja me iniciale M.L. ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e vajzës shtetases M.L.

“Më datë 12.02.2022, shtetasja M. L., 47 vjeçe, ka kallëzuar se vajza e saj shtetasja M. L., 18 vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer.

Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat