PD: Rama po iu merr shqiptarëve 300 mijë euro për propagandë me Këshillimin Kombëtar

Shqipëria

PD: Rama po iu merr shqiptarëve 300 mijë euro për propagandë me Këshillimin Kombëtar

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 12:22
Greta Bardeli

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se po u merr shqiptarëve rreth 300 mijë euro për propagandë lidhur me nismën e Këshillimit Kombëtar.

Në një dalje publike për mediat, deputetja e PD-së, Greta Bardeli tha se 500 mijë euro ishte afera tjetër e denoncuar nga media dhe PD për Fondin e Zhvillimit për menu në fshatra që s’kanë bukë të hanë e as rrugë për të shkuar atje.

Në deklaratë shtohet se janë miliona euro ka shpenzuar kryeministri në udhëtimet e tij me charter, ku paratë e shqiptarëve përdoren për udhëtime luksi, për të mbushur xhepat e kryeqeveritarit të korrupsionit.

PD: Rama po iu merr shqiptarëve rreth 300 mijë euro për propagandë. I ashtuquajtur Këshillim Kombëtar për interesat e tij, thjeshtë do të shërbejë për te grabitur dhe taksa të tjera të shqiptarëve! Posta Shqiptare parashikohet të harxhojë 30 milionë lekë për shtypjen e pyetësorëve, për zarfe dhe prodhimin e materialeve raklamuese. Agjencia e Bashkëqeverisjes ose me saktë e propagandës në Kryeministri, po harxhon disa milionë lekë të tjera për shtypjen e materialeve promovuese për nxitjen e qytetarëve që të plotësojnë pyetësorin. Këto kosto nuk përfshijnë shpenzimet e deritanishme për shtypjen dhe përndarjen e mbi 100 mijë pyetësorëve, kryesisht në qytetin e Tiranës. 300 mijë euro deri tani për propagande, dhe që nuk i shërbejnë për asgjë, familjeve shqiptare. 500 mijë euro ishte afera tjetër e denoncuar nga media dhe PD për Fondin e Zhvillimit për menu në fshatra që s’kanë bukë të hanë e as rrugë për të shkuar atje.

Miliona euro ka shpenzuar kryeministri në udhëtimet e tij me charter. Përdoren paratë e shqiptarëve për propaganda, për udhëtime luksi, për të mbushur xhepat e kryeqeveritarit të korrupsionit. Kryeministri shpërdoron taksat e shqiptarëve, ndërkohë që duhet të japë llogari për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, për të cilën duhet të ishte vetë ai para drejtësisë bashkë me ministrin e tij. Ashtu siç duhet të japë përgjigje për ministrin “kampion” të brendshëm që tashmë rezulton i dënuar zyrtarisht si përgjegjës për kanabizimin e vendit. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat