Rruga e harruar e Poçemit, mungesa e investimeve ka detyruar braktisjen e zonës në Mallakastër

Shqipëria

Rruga e harruar e Poçemit, mungesa e investimeve ka detyruar braktisjen e zonës në Mallakastër

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Poçemi në Mallakastër njihet për bukuritë e shumta natyrore si dhe për burimin e ujit të pijshëm, por banorët thonë se mungesa e investimeve ka bërë që shumë bashkëfshatarë të ikin nga aty për një jetë më të mire. Rruga është shqetësimi kryesor.

Rruga nacionale e Poçemit në Mallakastër, dikur ka qenë aksi kryesor që lidhte këto zona me ato të Vlorës, por prej vitesh me radhë për shkak të mungesës së investimese është lënë në harresë të plotë.

"Nuk është vënë dorë fare këtu historikisht."

Ky segment rrugor, i cili nis që nga autostrada Levan-Tepelenë dhe përfundon në brigjet e lumit Vjosë në të gjithë gjatësinë e tij ka vetëm gropa të mbushura me ujë, mungesë barrierash dhe mungesë investimi.

"Votën ua japim dhe rrugën e lanë siç e shikoni."

Për shkak të vështirësive të shumta,  banorët thonë se jetesa në Poçem është e pamundur.

"Një gjë nuk e sjell dot, makina nuk të vjen."

Nga ana tjetër dhe dhjetëra biznese që dikur kanë operuar në këtë zonë, sot janë totalisht të braktisur për shkak të mungesës së investimeve.

"Këtu janë hedhur qindra milionë lekë dhe po fle gjumë".

Fshati Poçem njihet për bukuritë natyrore por tashmë nga viti në vit banorët e kësaj zone po largohen drejt emigracionit.

"Kanë mbetur nga 2 për familje, kanë ikur të gjithë. Pa punë, nuk kanë çfarë të bëjnë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat