Deputetja flet me bindje: Durrsakët do të votojnë për PS-në në 6 mars

Shqipëria

Deputetja flet me bindje: Durrsakët do të votojnë për PS-në në 6 mars

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 19:58
Milva Ekonomi

Një nga 6 bashkitë ku do të ketë zgjedhje më 6 mars për postin e kryetarit, është Durrësi, vend i cili ka mbetur bosh prej më shumë se 2 vitesh për shkak të dorëheqjes së ish-kryetares që ishte zgjedhur në vitin 2019.

Nga studioja e edicionit qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, deputetja e PS në Durrës, Milva Ekonomi e shikon këtë garë në favor të socialistëve.

“Unë besoj fort që PS, edhe këtë herë duket që i ka gjërat në avantazhin e vetë, për mënyrën sesi është punuar dhe gjërat që ndodhën në Durrës në këtë periudhë 2-vjeçare.

Durrësi ka pasur një fluks pune të jashtëzakonshëm që e ka mbajtur kryetarja në detyrë dhe Këshilli Bashkiak i Durrësit; janë marrë shumë vendime që iu kanë ardhur në ndihmë qytetarëve. Besoj që durrsakët do të jenë me PS-në. Qëllimi që kemi ne është që Durrësi t’iu takojë socialistëve edhe në këtë mandat”, u shpreh Ekonomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat