Takohen Edi Rama dhe Antonio Guterres, delegacioni shqiptar do të udhëtojë drejt Washingtonit

Shqipëria

Takohen Edi Rama dhe Antonio Guterres, delegacioni shqiptar do të udhëtojë drejt Washingtonit

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 10:10
Foto nga takimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar takimin e tij të parë gjatë vizitës katër ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama ka takuar sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Rama ka publikuar pamje të takimit në Facebook por nuk ka dhënë detaje rreth përmbajtjes së tij.

Sot delegacioni shqiptar pritet të udhëtojë drejt Washingtonit, ku me rëndësi të veçantë është takimi me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në një kohë kur Shqipëria është zgjedhur nga SHBA si vendi bashkëpenëmbajtës në çështjen e Ukrainës ku ka të drejtë të iniciojë diskutime për këtë çështje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat