“Pse Basha i ka braktisur kandidatët e tij”/ Paloka tregon arsyen

Shqipëria

“Pse Basha i ka braktisur kandidatët e tij”/ Paloka tregon arsyen

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 11:45
“Pse Basha i ka braktisur kandidatët e tij”/ Paloka tregon arsyen

Deputeti i PD, Edi Paloka ngre pyetjen pse kryedemokrati Basha ka braktisur kandidatët e tij për zgjedhjet e 6 marsit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka thekson se Basha e di që rezultati i të emëruarve të tij do të jetë turpërues dhe kërkon të shmangë përgjegjësinë për humbjen e radhës.

Pse L.B i ka braktisur kandidatet e tij ? Pse as nuk i prezantoi e as nuk ju del ne krah asnjerit prej tyre ?!
Si mund te besojne se do te marrin votat e demokrateve , kandidatet e L.B , kur i pari qe i ka braktisur eshte pikerisht L.B ?

Arsyeja eshte e qarte ne fakt ; L.B e di se rezultati i te emeruarve prej tij do te jete turperues dhe si gjithmone, kerkon te shmang pergjegjesine e tij per humbjen e rradhes per te dale me pas e per te deklaruar :”Beteja jone sapo ka filluar”! Per fat te keq “betejat” e L.B tani jane vetem per te fuqizuar ne pushtet Edvin Ramen”, shkruan Paloka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat