Indrit Sefa në fushatë, seanca për regjistrimin e ndryshimeve të Bashës në statutin e PD shtyhet për në 18 shkurt

Shqipëria

Indrit Sefa në fushatë, seanca për regjistrimin e ndryshimeve të Bashës në statutin e PD shtyhet për në 18 shkurt

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 14:32
PD

Gjykata e Tiranës shtyn seancën për regjistrimin e ndryshimeve të Bashës në statutin e PD.

Seanca e radhës për ndryshimet në statutin e PD të miratuara në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit është caktuar me 18 shkurt, ora 14:00.

Mësohet se seanca është shtyrë me kërkesë të përfaqësuesit të palës kërkuese, pra PD-së.

Indrit Sefa, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë(Dhoma Civile) caktuar nga PD për ndryshimet statutore të 17 korrikut nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësor.

Për shkak se Sefa kandidon për postin e kreut të Bashkisë së Lushnjes në zgjedhjet e pjesshme vendore, ai ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të angazhimit të tij në fushatën e zgjedhjeve të pjesshme elektorale.

Gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen është Blerina Muça.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat