Vasili: Incineratorët krim ndaj shëndetit dhe financave, SPAK ka përpara një krim shtetëror

Shqipëria

Vasili: Incineratorët krim ndaj shëndetit dhe financave, SPAK ka përpara një krim shtetëror

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 15:32
Petrit Vasili

Nën kryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan në Facebook se avokatia pro incineratorëve është krim ndaj shëndetit, mjedisit dhe financave publike.

Ai thekson se incineratorët ishin një veprimi i hapur më i egër kundër shëndetit dhe kundër ambientit i ndërmarrë ndonjë herë.

Ai shton se SPAK dhe Prokuroria e përgjithshme e kanë para syve të tyre një krim shtetëror te shumanshëm dhe se çdo hezitim i tyre është vetëm bashkëfajtorësi.

Vasili: Avokatia pro Inceneratoreve eshte krim ndaj shendetit, mjedisit dhe financave publike! Piramida e trajtimit te mbetjeve ka alternativen e saj me te fundit djegjen e tyre, pra ngritjen e inceneratoreve. Kthimi me kokeposhte i piramides se mbetjeve u be me urdher te mafies dhe korrupsionit rilindas. Inceneratoret ishin nje veprimi i hapur me i eger kunder shendetit dhe kunder ambientit i nderrmarre ndonje here. Çdo kakarisje e rilindasve nga kryeministri e deri deputeti me i fundit qe bejne avokatine e inceneratoreve eshte krim ndaj qytetareve.

Banka Boterore ka ngritur qarte shqetësimin që lidhet me inceneratorët ku ne raportin e saj thote: “Ndërtimi i inceneratorëve të rinj paraqet gjithashtu shqetësime sa i takon pajtueshmërinë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë parimin e hierarkisë së mbetjeve dhe objektivat e riciklimit”. Krahasoni se çfare thote Banka Boterore dhe cfare thone kukuvajkat rilindase qe guxojne dhe justifikojne inceneratoret ne Komisionin Hetimor te Inceneratoreve. Perveç grabitjes mafioze te qindra milion eurove me inceneratoret demtimi i shendetit dhe mjedisit jane te pallogaritshem. SPAK dhe Prokuroria e pergjithshme kane para syve te tyre nje krim shteteror te shumeanshem. Çdo hezitim i tyre eshte vetem bashkefajtoresi sepse faji dhe fajtoret jane shume te qarte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat