Shantazhuan të miturën me foto intime, 20 vite burg autorëve/ Si nisi historia e abuzimit dhe përdhunimit të vajzës

Shqipëria

Shantazhuan të miturën me foto intime, 20 vite burg autorëve/ Si nisi historia e abuzimit dhe përdhunimit të vajzës

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Ngjarja e tri viteve më parë kur një vajzë e vogël me të ëmën për dore mbërritën në Polici për të denoncuar një ngjarje të rëndë, tronditi jo pak vendin.

Ajo u tha punonjësve të Policisë se jo vetëm ishte abuzuar dhe përdhunuar, por madje ajo ishte edhe shantazhuar që të mos i tregonte askujt në të kundërt ata do ta vrisnin. Dy personat u prangosën, u vunë nën akuzë dhe dolën para Gjykatës.

Shkalla e Parë e Gjykimit kërkoi për ta nga 15 vite burg, por ata apeluan atë vendim dhe ditën e djeshme kanë dalë pranë Gjykatës së Apelit. Por ,ata përfituan ulje që në shkallën e parë e për këtë pasojë Apeli nuk e ka ndryshuar fare vendimin për ta.

Ditën e djeshme, u tha se Gjykata e Tiranës ka burgosur dy persona në Tiranë, të akuzuar për shantazh me foto intime ndaj së miturës.

Më datë 27.8.2019, në Komisariatin e Policisë Vorë Tiranë, është paraqitur viktima e veprës penale, e mitura me iniciale O.J, së bashku me nënën e saj dhe ka bërë kallëzimin penal ndaj shtetasve me iniciale F.P dhe R.S, të akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, duke e shantazhuar me foto intime.

NJOFTIMI I GJYKATËS 

Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se: Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur F.P dhe R.S, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç” të parashikuara nga nenet101/2 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 969 datë 11.6.2020 ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit F.P për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë)vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurave Penale, uljen e 1/3 së dënimit, duke dënuar përfundimisht të pandehuri F.P me 10 (dhjetë)vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.S për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/ 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurave Penale, uljen e 1/3 së dënimit, duke dënuar përfundimisht të pandehuri R.S me 10 (dhjetë) vjet burgim. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga të pandehurit me iniciale F.P dhe R.S, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me relatore Elbana Lluri dhe anëtarë Valdete Hoxha dhe Ilir Toska, me vendimin nr.122 datë 14.02.2022 vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr.969, datë 11.06.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat