“6 marsi”, Pollo: Kandidatët e Bashës janë ata që prishin punë, të tërhiqen nga gara

Shqipëria

“6 marsi”, Pollo: Kandidatët e Bashës janë ata që prishin punë, të tërhiqen nga gara

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 17:43
Genc Pollo

Më 6 mars do të zhvillohen zgjedhjet e 6 marsit në6 bashkitë.

Ish-deputeti Genc Pollo, në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj i pyetur se a është një luftë brenda opozitës për t’i fituar këto zgjedhje, tha se kandidatët e Lulzim Bashës prishin punë, pasi PD kundërshtarin e vetëm ka Edi Ramën.

Ndër të tjera ai tha se Basha duhet të tërhiqet nga gara.

Genc Pollo: Kandidatët e Bashës janë ata që prishin punë, sepse gara e vërtetë e kandidatëve të PD është kundër PS.  Kur në Lushnje kemi një abuzim të tillë, kur abuzimi del hapur dhe ato dy tre detyra që Bashkia me ligj duhet t’u bëjë qytetarëve, kuptohet që kanë qenë inekzistente. Mundësitë që opozita ti fitojë zgjedhjet janë shumë të fort që ti fitojë edhe 5 bashkitë e tjera përveç Shkodrës që e ka të sigurt.

Basha do i bënte një nder të madh demokracisë nëse do të deklaronte që do tërhiqej nga gara.

Pollo u shpreh i bindur se Basha do t’i humb këto zgjedhje ndërsa shtoi se ky i fundit duhet të kishte dhënë dorëheqjen që me datë 26 prill.

Genc Pollo: Basha i ka humbur këto zgjedhje, ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen që me 26 prill. Nuk kam asnjë fjalë të mirë për të thënë për Lulzim Bashën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat