Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Ukraina, ish-ministri: Tani përgjegjësia e këtij shteti bëhet më e madhe

Shqipëria

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Ukraina, ish-ministri: Tani përgjegjësia e këtij shteti bëhet më e madhe

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 18:56
Paskal Milo

Njoftimin e Rusisë për nisjen e tërheqjes së trupave nga kufiri me Ukrainën, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, e sheh si një hap që ngarkon me përgjegjësi Gjermaninë. Ndërkohë që kancelari gjerman ndodhet në Moskë, ku po takohet me Putin, Milo thotë se zgjidhja e vetme duhet të jetë një marrëveshje diplomatike.

Por për të arritur te kjo e fundit duhen bërë lëshime nga të dyja palët.  

"Duhet të presin përfundimin e bisedimeve, të cilat parashikohen se do të zgjasin disa orë. Pa pasur një rrjedhojë të këtyre bisedimeve, nuk mund të flasim ende. Gjermania është shumë e kujdesshme. Me këtë lëvizje, përgjegjësia e Gjermanisë është e madhe. Ajo nuk mund të rrijë indiferente dhe nuk po rri. E gjithë diplomacia ndërkombëtare është duke lëvizur për një zgjidhje diplomatike. Duhet që palët të bëjnë një marrëveshje.

Dhe marrëveshja duhet të jetë një koncesion nga të dy palët. Po deri ku do të shkojë? Rusia nuk mund të pranojë që Ukraina të bëhet anëtare e NATO. Por nga ana tjetër edhe NATO nuk mund të pranojë që Rusia t’i vërë kufirin te thana. Ukrainës nuk do t’i cenohet e drejta për të zgjedhur aleatët dhe aleancat. Por nga ana tjetër, edhe Rusisë do t’i jepen ca garanci", u shpreh Paskal Milo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat