Andoni jep mesazhin e fortë: Kjo është një akuzë e madhe dhe e rëndë nga kryebashkiaku i Pukës

Shqipëria

Andoni jep mesazhin e fortë: Kjo është një akuzë e madhe dhe e rëndë nga kryebashkiaku i Pukës

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 19:40
Ben Andoni

Analisti i njohur Ben Andoni, ka folur lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale që do mbahen në 6 mars.

Andoni mori në shqyrtim edhe deklaratën e bërë ditë më parë nga kryebashkiaku i Pukës i cili tha se shumica e kryebashkiakëve në vend hanin dhe pinin me trafikantët e drogës.

Pjesë nga intervista në Fax News:

Kryebashkiaku i Pukës, bëri një deklaratë të pazakontë ku u shpreh se në momentet që flisnin, kishte kryetarë bashkie që hanin dhe pinin me trafikantë. Çfarë do të thotë kjo në një situatë ku siç dihet të gjitha bashkitë e vendit kryesohen nga socialistët.

Ben Andoni: Në fakt unë personalisht nuk e kam dëgjuar por duke dëgjuar fjalën tuaj, është akuzë e rëndë. Pa e nxjerrë nga konteksti, kjo është një akuzë e madhe dhe në raste të tilla, njeriu duhet të jetë i përgatitur për të treguar diçka më shumë. Realisht të bën të mendosh se shqetësimet janë edhe më të mëdha sesa ato që publiku mundohet t’i absorvojë. Nga kjo më kujtohet edhe akuza që kryeministri i vendit bëri ndaj drejtuesve të policisë, ku thoshte se rendi ishte në duar të trafikantëve apo diçka e tillë. Akuza ishte shumë e rëndë dhe kur këtë e bën kryeministri, në rastin kur thuhet nga një kryebashkiak është diçka më e vogël por është një akuzë e rëndë. Zgjedhjet e marsit do na tregojnë dicka, do japin një lloj perceptimi të publikut. Më vjen keq që politika e absorvuar të gjithë atë që qytetarët të donin, pra ndonjë profesionist në profesionin e tij jo vetëm persona politikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat