Kushtetuesja nuk e shkarkoi Metën, Batuta e Nard Ndokës: Qenka merzit Luli!

Shqipëria

Kushtetuesja nuk e shkarkoi Metën, Batuta e Nard Ndokës: Qenka merzit Luli!

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 07:18
Meta dhe Basha

Një ndër politikanët që reagoi ndër të parët për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila nuk shkarkoi Ilir Metën nga posti i Presidentit është Nard Ndoka. 

 Kreu i PDK-së i është bashkuar koalicionit "Shtëpia e Lirisë" krah Sali  Berishës, Komisionit të Rithemelimit të PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet e 6 marsit

"Qenka merzit Luli për vendimin e Gjykatës Kushtetuese!" shkruan Ndoka në facebook

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë vendosi të shfuqizojë vendimin e Kuvendit “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Vendimi u mësua përmes një njoftimi për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të kësaj gjykate në orën 23:15 të 16 shkurtit 2022. Në vendim thuhet se presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat